Politikë

Erion Veliaj nga SPAK: Pas këtij takimi e kam rritur bindjen se është bërë një investim i saktë në Shqipëri! Fola me dy prokurorë...

Erion Veliaj nga SPAK: Pas këtij takimi e kam rritur bindjen se

Erion Veliaj u shfaq i qetë para gazetarëve që e pritën me orë tek porta e SPAK. Me dosjen me të cilën u fut edhe doli, Veliaj tha për mediat se ishte i impresionuar nga disiplina dhe qytetaria që kishte hasur me dy prokurorët e SPAK. Ai tha gjithashtu se beson se janë shteruar një pjesë e mirë e çështjeve si me inceneratorët.

E plotë deklarata e Veliajt

“Pak këtij takimi SPAK ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për së mbari. Isha me dy kolegë hetues profesionistë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është ti forcojmë institucionet mos ti përgojojmë mos të bëjmë rolin e tyre e prokurorë e gjyqtarë por të bashkëpunojmë, ishte këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, të gjithë shpjegimet e nevojshme. U thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për çështje të hetimit dhe të sekretit hetimor duke qenë se bashkia ka dërguar dhe disa detaje të tjera, më kërkuan që të mos i ndaj me gazetarët disa detaje. Ndihem mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar... Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën. Duke qenë se unë respektoj ata që më kanë zgjedhur dhe në këtë orë ka filluar mbledhja e Këshillit Bashkiak, çdo koment tjetër do tua jap pasi të mbaroj mbledhjen e këshillit bashkiak.”