Politikë

Escobar vizitë zyrtare nesër në Tiranë, zbardhet axhenda

Escobar vizitë zyrtare nesër në Tiranë, zbardhet axhenda

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë nesër Tiranën zyrtare, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka si dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.

Mediat kanë zbardhur axhendën e plotë të takimeve.

Zyrtari amerikan do të takohet fillimisht rreth orës 11:00 me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Më pas, rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa në orën 17:00, do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave.

Tiranapost.al