Politikë

Çështja McGonigal, Gjiknuri: Nuk ka asnjë rregull protokollar që e ndalon Ramën të takohet me një të huaj

Çështja McGonigal, Gjiknuri: Nuk ka asnjë rregull protokollar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi në një intervistë në Euronews se nuk asnjë akuzë ndaj asnjë zyrtari shqiptar në dosjen e McGonigal.

“Nuk ka asnjë rregull protokollar që e ndalon Ramën të takohet me një të huaj. Nëse ka ndonjë akt që lidhet apo dyshohet thirret te organet kompetente. Cila është akuza ndaj Ramës? Këtu s’ka akuzë. Më lexo një vend në aktakuzë që thotë zyrtarët shqiptarë korruptuan zyrtarët e huaj”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se ajo ccështje nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por është një debat i brendshëm në SHBA.

“Opozita në sinkron me mënyrën e saj mjafton të hedhë helm dhe nuk ka përmbajtje se asnjë nuk merret me fakte. Mbi të gjitha ky debat për mendimim tim është një debat totalisht i stisur në Shqipëri sepse as nuk duhet të ishte fare. Sepse nga ato që kemi lexuar dhe dimë, vërtet çështja ka bërë bujë në Amerikë për arsyet që lidhet me SHBA.

Çështja ka filluar për ato arsye që dihen, është vënë në pikëpyetje institucioni më rëndësishëm në SHBA dhe natyrshëm kanë lindur debatet politike. Disa nga ngjarjet lidhen me vizitat e tij në Shqipëri, vizitat e tij në Shqipëri nuk përbëjnë ndonjë problem për qeverinë shqiptare dhe asgjë ska dalë nga ato fakte që lidhen me atë dokument që lidhen me akuzat në Amerikë. Dyshimet që lidhen me të janë dy gjëra. E para mosdeklarimi i interesave private , përfshirë dhe udhëtimet në Shqipëri që është shkelje etike e një zyrtari të lartë atje dhe e dyta marrëdhënie e tij me pagesat me një oligark rus që është futur në sanksionet e SHBA. Gjithë historia tjetër janë komplet pastaj…… Këtu hidhen akuza, asnjë nuk merret me asnjë fakt”, tha Gjiknuri.

Gjiknuri u shpreh se nuk ka asnjë provë që 225 mijë dollarët, McGonigal i ka marrë nga kryeministri Edi Rama.