Politikë

I dërguari i NATO-s mbërrin në Tiranë: Do ju mbrojmë për sulmet kibernetike

I dërguari i NATO-s mbërrin në Tiranë: Do ju mbrojmë

Zëvendës ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, James Appathura, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, në Tiranë ka deklaruar se Shqipëria nuk është e vetme përballë sulmeve kibernetike.

Appathura shtoi se ndodhet në Tiranë bashkë me ekipin e NATO-s për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kibernetike.

“Ne njohëm që Shqipëria po pëson sulme të rënda kibernetike dhe duam t’ju themi se nuk jeni vetëm dhe ne do ju mbështesim, të gjitha vendet e NATIO e njohin dhe shikojnë sulmin e Shqipërisë dhe ky është mesazhi që sekretari i përgjithshëm i dha kryeministrit Edi Rama. Dua të theksoj përpjekjet e shtetit shqiptar për të përballuar këto sulme, ne i kemi suportuar. Unë dhe skuadra jonë jemi këtu për të parë se çfarë mund të bëjmë, arsyeja kryesore për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave teknike të NATO-s. Për të parë nevojat afatgjate të Shqipërisë për të ndërtuar rrjet mbrojtje dhe Shqipëria po bën hapa në këtë punë. Për sulmet në një shkallë të gjerë dhe gjatë që janë bërë. Siguroj ministrin për mbrojtjen praktike që do të bëjë NATO ndaj Shqipërisë”, tha Appathurai.

Ndërsa ministri Peleshi tha: Dëshmi e solidaritetit e mbështetjes, reagimit të menjëhershëm të NATO-së. Duhet vëmendje, vigjilencë nga të gjithë, ne do pjesën tonë të mbështetur nga aleatët tonë, për të rritur kapacitetet, për të qenë të mbrojtur, e theksojmë që jemi të lumtur që jemi pjesë e NATO-së.