Politikë

Etilda Gjonaj kryeson listën e kandidatëve për Tiranën

Etilda Gjonaj kryeson listën e kandidatëve për Tiranën

Në krye të listës së kandidatëve për Tiranën nëzgjedhjet e 25 Prillit do të jetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ndërsa në listën e Tiranës do të jetë dhe prefekti Toni Gogu.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Rama pas largimit të Vasilika Hysit, pas 12 vitesh në politikë.

Rama tha se ministrja Gjonaj ka një meritë të veçantë për reformën në Drejtësi.

Ndërkaq, lista e plotë me kandidatët pritet të prezantohet me datë 8 mars, kur është dhe afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve.

*Tiranapost.al.