Politikë

Pas sulmeve ndaj Etilda Gjonaj, ambasadorja amerikane i shkon në zyrë Kryemadhit

Pas sulmeve ndaj Etilda Gjonaj, ambasadorja amerikane i shkon në zyrë

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, një ditë pas takimit me ministren e Drjetësisë Etilda Gjonaj, sot i shkon në zyrë kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Pas sulmeve ndaj Etilda Gjonaj, ambasadorja amerikane i shkon në zyrë

Mësohet se takimi është zhvilluar në ambientet e LSI-së rreth orës 11 e 30 dhe u mbyll në orën 13. Detajet e takimit ende nuk janë bërë me dije, por në mediat televizive thuhet se është diskutuar edhe sulmi i presidentit për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për të cilën Meta ka çuar një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme pas botimit të një vendimi për emërimin e gjyqtares Arta Marku në Kushtetutese, të botuar në fletoren zyrtare.  

Kujtojmë se pas takimit të Kim me Gjonaj, LSI  reagoi duke shkruar se Amerika po mbron një falsifikatore dhe se ky ishte një sulm i reformës në drejtësi.

Ambasadorja Kim, nxiti ministren që të vijojë punën me reformën në drejtësi duke hedhur poshtë sulmet nga presidenti Meta dhe opozita.

Pas sulmeve ndaj Etilda Gjonaj, ambasadorja amerikane i shkon në zyrë

Meta sot tha se disa nga ndërkombëtarët mbështesin kapjen e sistemit.