Politikë

Evaldi, ose politikani ëndërrimtar që nuk e di se në politikën tonë mendon kryetari

Evaldi, ose politikani ëndërrimtar që nuk e di se në

Evald Serreqi i është bashkuar partisë 'Lëvizja për Ndryshim' të Jozefina Topallit. Ai është Pedagog në qytetin e Elbasanit. Vazhdimisht gjatë bisedës ai thoshte se: Unë mendoj.

'Mendoj që ambienti politik shqiptar më shumë se asnjëherë tjetër ka nevojë për një lëvizje për ndryshim'.

Në një moment gazetarja ndërhyn dhe i thotë se duket që është në betejën e tij të parë politike se zakonisht politikanët nuk thonë se çfarë mendojnë ata, por çfarë mendojnë kryetarët e tyre.

Serreqi: Mendoj kësaj radhe më këtë hapësirë politike e ndryshimet kushtetuese e kemi detyruese një formë bashkëpunimi. Mendoj që bashkëpunimi politik do bëhet mbi baza programore. Mendoj se me kalimin e kohës do bëhen të qarta.

Tare: Po, mendimi yt e shoh që e thekson...

Serreqi: Po sepse jemi parti e sapokrijuar dhe nuk kemi shkuar akoma,

Tare u drejtohet analistëve: Po kjo dallohet dukshëm se prandaj thua mendimi im se të tjerët kur vijnë nga partitë e mëdha nuk thonë mendimi im se flasin në emër të partisë.

Serreqi: Për këtë kam zgjedhur dhe rrugën më të vështirë Ilva.

Tare: Është rrugë e vështirë dhe meritoni inkurajimin e mundshëm, por jeni të vetëdijshëm që është e vështirë.

Serreqi: Më e vështira por dhe më e bukura.

*Transkriptuar nga Ilva Now/ Tiranapost.al