Politikë

Evi Kokalari zëri më i zellshëm i foltores vendos të distancohet dhe t’i rikthehet jetës në Amerikë

Evi Kokalari zëri më i zellshëm i foltores vendos të

Ajo ishte një zë i fortë, u shfaq papritur dhe me shumë zell ku nuk munguan përplasjet dhe sulmet drejtuar nga ajo dhe drejtuar edhe asaj.

Por ka zgjatur vetëm kaq, e duket se pas 8 janarit demokratët që iu bashkuan foltores po kërkojnë qetësinë e jetës së tyre tashmë.

Evi kokalari e bëri hapin publik e para me një njoftim në Facebook.

“Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri.

Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.

Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme - miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.

Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t'ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.

Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale.

Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj,

Përzemërsisht,

Evi” shkruan ajo.