Politikë

Çfarë ka ndodhur me Kryemadhin? Shfaqet e fashuar në dorë dhe ecje më vështirësi

Çfarë ka ndodhur me Kryemadhin? Shfaqet e fashuar në dorë

Këshilli Politik është mbledhur sërish sot me tre ambasadorët në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim. Por pas ndërprerjes rreth orës 19:30, përfaqësuesit nga opozita, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë shkuar në selinë blu. Ata do disktojnë për zhvillimet e fundit dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u është bashkuar. 

Por zonja Kryemadhi është shfaqur me dorë të fashuar dhe siç raportojnë mediat, duke ecur me vështirësi. Me gjasë Kryemadhi mund të këtë pësuar ndonjë incident që fatmirësisht nuk e ka lënduar atë më shumë. Ajo ndalet në një moment para se të futet në Selinë e Bashës dhe  përshëndet gazetarët.

Çfarë ka ndodhur me Kryemadhin? Shfaqet e fashuar në dorë

Ndërkaq, në orën 20:30 pritet që ambasadorët të dalin sërish në deklaratë. A ka marrëveshje për Reformën Zgjedhore? Të presim…