Politikë

Çfarë ka vendosur Rama për kushtin e opozitës dhe dy pikat e panegociueshme

Çfarë ka vendosur Rama për kushtin e opozitës dhe dy pikat

Kryeministri Edi Rama refuzon dy nga kushtet e opozitës, propozimin për qeveri transitore tre muaj para zgjedhjeve dhe që në Kolegjet Zgjedhore të përbëhen nga gjyqtarë që nuk e kanë kaluar Vettingun. Në një komunikimi sot me gazetarët Rama theksoi se kërkesa për qeveri transitore nuk është pjesë e rekomandimeve të OSBE-së dhe si e tillë nuk do të pranohet duke u dhënë fund kështu shpresave të opozitës.

Deklarata e Ramës:

Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës, por dakordësuar propozimet e OSBE-së, nuk di të ketë një të tillë që të përputhet me çka ju thatë (qeveri transitore). Di që janë shumë të qarta propozimet, dy pika janë të panegociueshme, e para depolitizimi i administratës zgjedhore, gjë për të cilën ODHIR ka rekomanduar depolitizimin. Në këtë pikë jemi gati dhe ta bëjmë dhe administrata t'u takojë qytetarëve. Dhe përgjegjësia e administratorëve zgjedhore të jetë qytetare dhe ligjore.

Dhe e dyta në kolegjin e zgjedhor e gjykatësve që nuk kanë kaluar vettingun, ky është një tjetër propozim, që nëse nuk gabohem, se mbase ka qenë, dhe ndoshta nuk jam i informuar se është Gjiknuri që e ndjek këtë proces. Por e përsëris, gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun nuk do të pranojmë që të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore.