Politikë

Çfarë kimikatesh do vijnë në vendin tonë? Financimi i vaksinës anti-Covid përplas ashpër Manastirliun dhe Gjonin

Çfarë kimikatesh do vijnë në vendin tonë? Financimi i

Pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë se qeveria shqiptare përmes marrëveshjes që do të ratifikohet në Kuvend me Aleancën Gavi, do të financojë 3 milion e 900 mijë dollarë për të siguruar vaksinën anti-covid, sapo ajo të jetë e disponueshme ka reaguar deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni.

Deputeti është shprehur se nuk dihet se çfarë lloje kimikatesh do të vinë në vendin tonë.

“Franca nuk do të blejë vaksina nga porgrami, SHBA nuk do të blej nga Covax , Britania po ashtu. Pse këto nuk i duan, kurse ne duket të kemi besim tek një vaksin që nuk ekziston ende. Çfarë lloj kimikatesh keni programuar në krijimin e imunitetit,” tha Gjoni.

Pas deklaratës së Gjonit, Manastirliu replikoi duke thënë se vaksina që do të vijë në vendin tonë do të jetë e sigurt dhe e lincensuar nga organizatat ndërkombëtare.

“Ndërsa shumica punon, ka nga ata që konspirojnë. Gjoni është nga ata që konspiron marrëveshja që ky parlament garanton është që kur të jetë vaksina efikase dhe e sigurt kur të jetë pranuar edhe vaksina e Modernës. Covax është një instrument që financohet në të gjitha vendet. Shqipëria do të financojë për vaksinën e sigurt. Informohuni mirë përpara se të dizinformnoi. Është e turpshme kjo që thoni, ka njerëz që i kanë sytë nga televiziori. Asgjë në vendin tonë nuk do të vijë e pacertifikuar nga organizatat ndërkombëtare” tha Manastirliu.

Mes replikash është përfshirë edhe deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri, i cili i u shpreh se në rastin e Covid-19 nuk duhet lënë vend për dezinformim, pasi shqiptarët kanë nevojë për mbështetje.

“Nuk ka vend për të dizinformuar opinionin, mos bëjmë politikë me jetën. Mblidhni mendjen sepse shqipatrët kanë nevojë për mbështetje. Ju lutem mos hani kot atë që nuk thuhet,” tha Valteri.