Politikë

Çfarë mendon Monika Kryemadhi për replikat e ashpra, Meta-Rama: Për aq sa i njoh të dy, sulmet i shoh si ftesë për të bërë pazar për kokën e tij

Çfarë mendon Monika Kryemadhi për replikat e ashpra, Meta-Rama:

Replikat e forta mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta, kryetarja e LSI tha se i shikon si ftesë nga ana e kryeministrit për të bërë pazar për kokën e tij.

Sipas Kryemadhit largimi i vëmendjes së Ramës nga problemet tregon mungesën e hapësirave që do të ketë në të ardhmen.

Si i shikoni diskutimet mes Ramës dhe Metës?

Kryemadhi: Debati është në këndvështrimin tim për aq sa i njoh të dy, tregon se në elektoratin e majtë ka frikë dhe panik.

Sulmet i shikoj si ftesë për të hyrë dhe për të bërë pazar për kokën e tij. Largimi i vëmendjes nga problemet tregojnë mungesën e hapësirave që do të ketë në të ardhmen.