Politikë

Çfarë mendon Rusia për arrestimin e themeluesit të Telegram? Reagimi i parë vjen nga Kremlini

Çfarë mendon Rusia për arrestimin e themeluesit të

Kremlini ka reaguar në lidhje me arrestimin e themeluesit të Telegram, Pavel Durov duke u shprehur se nuk duhet të kthehet në persekutim politik.

Zëdhënësi i Putin Dmitri Peskov ka thënë për mediat: Gjëja kryesore këtu, natyrisht, është që ajo që po ndodh në Francë të mos kthehet në persekutim politik. Ne e dimë se presidenti francez ka mohuar çdo lidhje me politikën, por nga ana tjetër po bëhen disa akuza. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas.

Themeluesi i Telegram u lirua nga paraburgimi një ditë më parë por nuk i lejohet të dalë nga territori francez.

Ndaj tij rëndojnë një sërë akuzash që kanë të bëjnë me terrorizëm, drogë, bashkëpunim, mashtrim, pastrim parash dhe përmbajtje kriminale për të mitur.