Politikë

Çfarë ndodh pas dekretimit të qeverisë Rama 3? Afati që ka Kuvendi deri tek betimi te presidenti

Çfarë ndodh pas dekretimit të qeverisë Rama 3? Afati
Fotoja e shkrepur më 9 qershor 2020. Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama u takuan para nisjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit në Pallatin e Kongreseve.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar qeverinë Rama 3. Për çdo ministër të emëruar, përfshirë vetë kryeministrin dhe zv.kryeministrin, Meta ka dorëzuar dekretet në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi i Ili Metës, i pavonuar, vetëm një ditë pasi i kërkoi SPAK-ut të bënte verifikimet dhe pasi Prokuroria e Përgjithshme iu përgjigj presidentit duke konfirmuar se asnjë prej emrave të ministrave të emëruar nuk rezulton me probleme me drejtësinë.

Por çfarë ndodh tani?

Me dekretimin e qeverisë së re nga presidenti Ilir Meta, kryeministri Rama i paraqet brenda 10 ditëve Kuvendit programin qeverisës si dhe zyrtarisht emërimet e ministrave të Parlamentit. Të gjitha dekretet nga Presidenti kalohen sërish nga Kuvendi në një afat prej 10 ditësh.

Para fillimit zyrtarisht të detyrës së re, kryeministri, zv kryeministrit dhe ministrat do të betohen para presidentit.

Por vetë Maxhoranca në një luftë të ashpër politike me presidentin, kërkuan shkarkimin e tij nga detyra. U ngrit edhe një Komision Hetimor për të hetuar sipas socilistëve shkeljet e presidentit gjatë dhe pas fushatës zgjedhore të 25 Prillit. U kërkua opinion edhe nga 'Venecia' që u lexua nga palët sipas interesit të tyre.

Tashmë vendimi i takon Gjykatës Kushtetuese që ende nuk po thotë fjalën e fundit. A do vonohet deri kur Ilir Metës t'i mbarojë mandati i presidentit, më 22 korrik të vitit 2022? Kjo mbetet për t’u parë, vetë Meta ka thënë se do jetë deri ditën e fundit në detyrë. E deri kur të ndodhë një prej dy mundësive, qeverisë do i duhet të betohet, por edhe të bashkëpunojë me presidentin ‘ e shkakruar’.

*Tiranapost.al.