Politikë

Çfarë ndodhi sot në tryezën online zgjedhore? Pika ku palët ranë dakord, por ndahen tek një tjetër

Çfarë ndodhi sot në tryezën online zgjedhore? Pika ku

Takimi i radhës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore u bë këtë të hënë, përmes një mbledhje online. Puna për reformën zgjedhore ishte pezulluar për shkak të situatës me koronavirusin.

Opozita jashtë parlamentit përfaqësohen nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Dy ish deputetët dërguan tre çështje drejt palës tjetër.

Këto tre çështje ishin:

1. Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.

2. Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online.

3. Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qendrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani”.

Për pikën e parë palët kanë rëndë dakord. Këtë e konfirmoi bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i cili se mes palëve është rënë dakord që kjo reformë të mbyllet brenda muajit maj, afati 31 maj.

Por palët ndahen tek çështjet që sipas PD duhet të diskurohen. Opozita kërkon që puna e Këshillit të nisë me propozimet e tyre, por Gjiknuri  deklaroi pas mbledhjes, se nuk do të ketë një rifillim loje dhe se diskutimet fillojnë aty ku u lanë.

“Duhet bërë e qartë që nuk kemi të bëjmë rifillim loje, por me aty ku e lamë. Nuk mund t’i rikthehemi lojës nga e para”.

Kësaj deklarate, Bylybkashi iu përgjigj duke thënë se maxhoranca po tregon mungesë vullneti për çështjet madhore.

“Nuk i rikthehemi asnjë çështje, çështjet i kemi mbi tryezë. Është mazhoranca që nuk ka dhënë asnjë përgjigje”.

Por Gjiknuri tha se  për çështjet që opozita dhe mazhoranca nuk kanë konsensus do të merret OSBE/ODIHR me ekspertët.

Ndërsa Rudina Hajdari insiston për ndryshim të sistemit Zgjedhor.