Politikë

Çfarë po ndodh në PD? Nisin thirrjet për rikthimin e Berishës në krye të Partisë

Çfarë po ndodh në PD? Nisin thirrjet për rikthimin e

I pari që e ka thënë publikisht ka qenë Kreshnik Spahiu, i cili ka deklaruar në një emision se Sali Berisha kërkon të rikthehet në krye të PD-së, për t’u mbrojtur nga procedimi penal që mund të nisë ndaj tij shumë shpejt. Zërat së fundmi janë shtuar.

Të tjerë si anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Indrit Hoxha kanë thënë se Berisha ka trazuar edhe më shumë ujërat brenda PD-së me një deklaratë të tijën kur është pyetur nëse do kërkojë rikthimin në krye të partisë. Sot në një intervistë ai tha:

‘Për aq kohë sa ne u përfshumë në këtë proces, përtej të gjithë problematikave Basha u rizgjodh në krye të PD. A do të jetë ai për 4 vitet e ardhshme në krye të PD do ja lejmë kohës, pasi deklarata e Berishës ka trazuar shumë ujëra brenda PD-së. Për herë të parë pas 8 vitesh u artikulua rikthimi i tij, gjë që e kishte ndaluar për 8 vite rresht. Të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet. Po u kthye Berisha partia shkon në fitore, është i vetmi që mund të na çojë në fitore’.

Në fakt ka disa javë që qarkullojnë zëra për rikthim të Berishës. Vetë ish kryeministri në një intervistë të enjten u pyet nëse do të kërkonte të kthehej në pozicione drejtuese në PD. Ai u përgjigj: 'Kurrë mos thuaj kurrë'!

Një ditë më pas ai postoi në Facebook një foto me dy gishta lart, mes mbështetësve të PD-së. “ Një përshëndetje të përzemërt”, shkruante Berisha krah fotos. Komentet nga mbështetës të tij ishin të shumta.

Çfarë po ndodh në PD? Nisin thirrjet për rikthimin e

Çfarë po ndodh në PD? Nisin thirrjet për rikthimin e

Dhe fill pasi votoi dje, Sali Berisha u pyet sërish nga gazetarët. Nuk tregoi për kë votoi duke e quajtur sekret të sekreteve ndërsa shtoi se i qëndronte deklaratave të tij, për rikthim në PD? Unë jam konsistent në deklaratat e mia, u përgjigj ai.

Çfarë po ndodh në PD? Nisin thirrjet për rikthimin e

Pasi votoi, Sali Berisha zhvilloi një takim me Lulzim Bashën, ku qëndruan të mbyllur në zyrën e kreut aktual të PD prej më shumë se dy orësh dhe nuk dihet për çfarë kanë biseduar.

Por çfarë do të thotë kjo? Berisha kërkon vërtet të rikthehet? Si do të përkthehej kjo në sytë e ndërkombëtarëve? Sali Berisha u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Pak javë më pas presidenti amerikan Joe Biden firmosi një vendim, ku thuhej që persona në Ballkanin Prendimor që akuzohen për korrupsion dhe për destabilitet do iu vendosen sanksione. Ndërkaq sot kreu i SPAK u pyet se çfarë ndodh me personat non grata në Shqipëri? A mund të ketë hetim për Sali Berishën? Kraja u përgjigj duke thënë se për çdo rast priten të dhëna dhe informacione edhe nga ndërkombëtarët dhe më pas vendoset për hetim. A po mundohet Berisha t’i shpëtojë një hetimi të mundshëm? Kjo mbetet për t’u parë.

*Tiranapost.al