Politikë

Çfarë problemi ka nëse Shqipëria jep një kontribut? Rama flet për rolin e tij në çështjen Greqi-Turqi

Çfarë problemi ka nëse Shqipëria jep një kontribut?

Kryeministri Rama u ndal mbrëmjen e sotme në “Open” edhe për rolin e tij si negociator për çështjen Greqi-Turqi.

Edhe pse nuk pranoi të jepte detaje, Rama tha se mes dy vendeve pas 60 raundeve negociata të cilat më pas ishin ndërprerë, do të bëhet raundi i 61 dhe pala greke do të shkojë në Turqi.

Pjesë nga intervista:

Ju e pranoni që jeni në rolin e negociatorit?

Rama: Çfarë kanë këta që Shqipëria jep një kontribut. Nuk kam asnjë dokument për të bërë këtë. Unë tjeshtë kam privilegjin të gjendem mes dy miqve dhe në atë hapsirë them fjalën time për një çështje të madhe në lidhje me ta. 

Bild thotë se Merkel ju ka inkurajuar në lidhje me këtë?

Rama: Unë kam edhe konflikt interesash me Bild. Thotë edhe në fund që Rama është ndërtues urash, unë jam ndërtues jo negociator. Nuk dua të bëj komente për këtë çështje se nuk është etike. Por do iu them që për 60 raude që bëheshin mes dy vendeve dhe më pas ishin ndërprerë, do të bëhet raundi i 61 dhe pala greke do të shkojë në Turqi.