Politikë

Çfarë shenjash ka Rama pas vaksinimit përveç komenteve të shumta me të njëjtën pyetje

Çfarë shenjash ka Rama pas vaksinimit përveç komenteve

Kryeministri Edi Rama ishte ndër të parët që mori dozën e parë të vaksinës Pfizer “live” në Stadiumin Air Albania. Por pas vaksinimit ai ka deklaruar se shumë njerëz e kanë pyetur se si ndihet dhe kjo sipas tij nuk është shenjë e mirë.

I fruar sot në “Open”, kryeministri tha se nuk e priste që kaq shumë njerëz ta pyesinin për efektin e saj. Ai shtoi më tej se pavarsisht se ka marrë vaksinën mban maskë gjatë gjithë kohës.

Pjesë nga intervista:

Si ndiheni pas vaksinimit?

Rama: Nuk kam asnjë problem, ndihem shumë mirë. Nuk e prisja që kaq shumë njerëz do më pyesnin, nuk është shenjë e mirë.

Frikërat pas vaksinimit nuk ekzistojnë më?

Rama: Teorikisht jo, por unë vazhdoj të mbaj maskën sapo dal nga shtëpia e deri kur kthehem.