Politikë

Çfarë thotë Berisha për çështjen e financimit rus në PD?

Çfarë thotë Berisha për çështjen e financimit

Berisha ka folur sot për herë të parë për çështjen e financimit rus të PD-së. Në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha thotë se vite më parë, në 2018-ën, është vënë në dijeni të këtij skandali. Ai tregon sesi nuk e besoi dosjen që ambasadori amerikan Donald Lu i la mbi tavolinë, por besoi sqarimin që Lulzim Basha (drejtues i PD-së në atë kohë, i bëri).

Çfarë thotë Berisha për çështjen e financimit

“Lidhur me aferën Basha sqarojmë sa vijon.

Në vitin 2018 ambasadori Lu më solli një dosje dhe një artikull të Mother Jones, ku shkruhej se ishin marrë financime nga rusët.

Lulzim Basha i pyetur nga unë, më pyeti se paratë e paguara nga Nick Muzin janë para të mbledhura nga diaspora në Amerikë në përputhje me ligjet dhe rregullat.

Unë kam besuar variantin e këtij të fundit.

Më vonë jam vënë në dijeni se Basha mbahej peng me këtë çështje dhe se me ndërhyrjen e agaçit nuk u gjykua.

Më vonë jam informuar se Basha kishte gënjyer dhe se nuk kishte bërë mbledhje donacionesh në amerikë. Këtu dola në përfundimin se financimi mund të ishte rus.

Në këto kushte përgjegjësia nuk është e PD, por personale e Lulzim Bashës”, tha Berisha.

Ishin CNN, BBC dhe AFP që publikuan dy ditë më parë lajmin se qeveria ruse ka financuar disa parti politike për të rritur influencën e vet, dhe mes tyre është financuar Partia Demokratike, në zgjedhjet e 2017-ës, me 500 mijë dollarë.