Politikë

Çfarë thotë Rama për paratë e pista

Çfarë thotë Rama për paratë e pista

“A ka pastrim parash? Ku nuk ka! Dini ndonjë vend ku nuk ka. Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista, kanë institucione kundër pastrimit të parave. Në Shqipëri, rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të shtrënguara”, kështu iu përgjigj kryeministri Edi Rama pyetjes nëse në Shqipëri bëhet pastrim parash.

Kryeministri theksoi po ashtu se Drejtoria e Pastrimit të Parave në Shqipëri shkon dhe verifikon klientët që blejnë shtëpi dhe siç u shpreh ai verifikimet janë ekstreme dhe nuk ishte dakort me to.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Edhe një herë konkluzionet e Prokurorisë italiane dhe jo i imi, që kanë bërë hetimin mbi këto përgjime, të cilat ju i keni marrë dhe i hidhni në publik çdo ditë duke i shitur si kapjen në flagrancë të mafias me autoritetet në Tiranë. Prokuroria shkruan konkluzione, në praktikë se pas një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njëri-tjetrin, s’ka asnjë bisedë të personave që ata përflasin gjithë ditën e gjithë natën, “për investimet që do të bëhen në Shqipëri pas një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njëri-tjetrin për investime që do të bëhen në Shqipëri ato dështuan totalisht dhe vetmi investim është një dyqan i vogël, për të cilin ka pasur konflikte mes ortakëve. Në vitin 2018 investimi i Ndraghata-s në Shqipëri sipas bilanceve të QKB ka shitur mallra për 5 milionë lekë të reja dhe ka humbur 400 mijë lekë të reja dhe në 2019-ën siguroi 4 milionë lekë të ardhura dhe 1.8 milionë lekë humbje”. Ky është konkluzioni. Ku i shikoni ju pallatet e gradaçelat këtu? Të gjitha ato marrëzirash prej mitomanësh delirantë që e kanë përshkruar Shqipërinë, siç e përshkruani ju, siç e përshkruan opozita, vendin e mafias, të drogës, vendin ku o burra të nisemi se bëhet pastrim parash a ku di unë se çfarë. Këto janë konkluzione që i kanë bëra ata. Është e paprecedentë që prokurori italian është shprehur, pasi janë ‘të mahnitur’, të skandalizuar, nga fakti se një hetim nga prokuroria italiane, s’ka lidhje fare me ndonjë kanal lidhjesh të pastrimit në Shqipëri, të kthehet në ‘kauza comune’ e të bëjë Shqipërinë copë, nga duart e shqiptarëve. Si e parafytyroni ju? Nëse do të kishte diçka këtu, do të ngelte pa dalë atje apo do kishte mbetur pa ardhur këtu në çfarëdo forme, u bë kjo histori e tmerrshme. Kush ja bën këtë vendit të vet. Unë jam mësuar me baltë dhe për sa kohë do jem këtu në këtë detyrë me baltë do kem të bëj. Se e ka thënë Faik beu këtë, që nëse ka një gjë që nuk ta falin në këtë vend është suksesi. Po kush ja bën vendit të vetë këtë? A ka pastrim parash? Ku nuk ka! Dini ndonjë vend ku nuk ka? Të gjitha vendet luftojnë me paratë e pista, kanë institucione kundër pastrimit të parave. Në Shqipëri, rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të shtrënguara. Në Shqipëri blen një shtëpi një emigrant apo çon në shtëpi 15 mijë euro dhe kjo krijon probleme për ti deklaruar. Bëni një hetim dhe do jetë e mirëseardhur. Drejtoria e Pastrimit të Parave, shkon dhe verifikon klientët që blejnë shtëpinë dhe janë verifikime ekstreme, me të cilat unë nuk jam dakord. Por ky është ligji dhe as nuk ndërhy dhe njuk i ndryshoj këto rregulla. Çdo klient që blen apartament në Shqipëri, emigrant, shqiptar Shqipërie apo shqiptar Kosove, kalon në filtrin e verifikimit të parave. Por, ku, si dhe sa, kjo është sfida e institucioneve, ku ju ftoj që t’i bashkoheni me investigime.