Politikë

Fjalim për humbjen apo fitoren, a i ka bërë gati Lulzim Basha të dyja? Ja si përgjigjet ai

Fjalim për humbjen apo fitoren, a i ka bërë gati Lulzim Basha

Kryeministri Rama ka deklaruar se do të largohet nëse humbet zgjedhjet e 25 Prillit: Ndryshe nga Berisha që vazhdon në PD. Edhe nëse ndodh nuk ka dyshim që do të ketë një fjalim.

Por ndryshe nga kreu i PS-së, Lulzim Basha thotë se rezultati i zgjedhjeve nuk do të lërë fare diskutim për humbjen.

Në intervistën mbrëmë për gazetarin Lutfi Dervishi, Basha u pyet nëse ka përgatitur dy fjalime, të fitores dhe të humbjes, siç e ka tradita amerikane. Dhe Basha tha se 25 Prilli është fillimi i ri për gjithë shqiptarët. Më herët në intervistën për Opinion Basha nuk iu përgjigj pyetjes se çfarë do të bënte nëse humbiste zgjedhjet

Biseda:

Gazetari Lutfi Dervishi: Nëse i referohemi traditës amerikane, kandidatët për presidentë përgatisin dy fjalime, atë të fitores dhe të humbjes. Po ju? Për sa fjalime jeni të përgatitur?

Lulzim Basha: Përgjigja që unë marr për shqiptarët është për një fillim i ri. 25 prilli është fillim i ri, start i ri për të gjithë shqiptarët.

Gazetari: Si bindni ju që jeni ndryshim total dhe jo riciklim i pjesshëm

Basha: Unë nuk besoj te viti zero, njerëzit ndërtojnë mbi atë që gjejnë. Edi Rama zgjodhi mohimin total.

*Tiranapost.al.