Politikë

Fjalimi ndryshe i Ramës në 30-vjetorin e FRESSH: Politika në grupin e fjalëve të pista dhe politikanët një kategori e mallkuar

Fjalimi ndryshe i Ramës në 30-vjetorin e FRESSH: Politika në
LSA photo.com

Në aktivitetin për 30-vjetorin e krijimit të FRESSH, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ndryshe, duke treguar ndryshimin që ka koncepti i politikës me atë që ai e quan një fjalë të urryer. Kryeministri e nisi shpjegimin e tij që me antikitetin, duke përmendur Platonin dhe theksoi se kuptimi kryesor i Politikës është Liria.

Duke menduar se për ju është një sforco e vecantë që ditën e shtunë me këtë diell me ata që keni në krah, me të tjerë që mund ti shihni e thoni kur mund ta bëjmë një takim, të dëgjoni fjalime është mbase e tepërt. Mua m’u duk e udhëz të bëj sot një fjalë ndryshe nga ato që keni dëgjuar dhe të merrem me politikën si fjalë e urryer për shumë kënd në kohët që jetojnë, e shkarravitur, sa në asnjë kohë tjetër, si asnjë fjalë tjetër, mes fjalëve më të këqia. Falë edhe një mundësie krejt të panjohur deri sa kohë më parë, që kjo kohë ua dha njerëzve për të hyrë në rrjete sociale si në korridore metroje ku lënë zhgarravina. Fjala politike ka hyrë në grupin e fjalëve të pista, dhe edhe politikanët janë kthyer në një kategori e mallkuar gjerësisht në biseda apo zhgarravitjet spontane në muret e rrjetit të metrosë sociale, aty ku friendsat hynë e dalin pa ndërprerje.

Politika është ajo që shkelet me këmbë papushim, por është mundësia e vetme, për orientim kolektiv që ne njerëzit trashëgojmë nga historia e njerëzimit. Në një nga analizat më të hershme politika lidhet me kërkimin e të mirës. Për artin e politikës Platoni shpjegon edhe mitin e prometeut. Zeusi ngarkoi dy vëllezër të përhapnin fuqitë e mbijetesës. Për këtë Epimeteu iu shpërndau krijesave thonjtë, dhëmbët, por la pas dore njerëzit që mbetën në mëshirën e kafshëve dhe aty hyri në lojë Prometeu, i vodhi zjarrin e dijen e ua dha njerëzve që mund tu rezistonin sulmeve të krijesave të tjera. Por prap se prap njerëzit mbetën të hapërdarë. Politika është ajo që dallon njeriun nga gjallesat e tjera. Njeriu është e vetmja kafshë politike. Kush thotë nuk merrem me politikë, gënjen veten sepse nuk kupton që politika merret gjithsesi me të. Vendimet e politikës e prekin gjithsesi atë, veprimet e politikës e kushtëzojnë veprimtarinë e tij, politika ndërhyn pa marrë autorizim në jetën e gjithsecilit. Gabojmë kur e lidhim politikën me shfaqjen e saj në media apo rrjete sociale, dhe se të merresh me politik do të thotë doemos që ti je njëri prej tyre që sheh në media, apo fushatë. Pamja e politikës është qërruar si urë bashkëjetesës së qytetarëve me demokracinë. Kjo rënie e interesit me politikën përkon me periudhën e njerëzimit ku më shumë se më parë janë zgjeruar mundësitë për t'u përfshirë në të gjitha nivelet. Përkon me rritjen dramatike të nevojës së njerëzimit për politikën. Kemi hyrë në një kohë krizash zinxhirë. Zgjerimi i hapësirës mes njerëzve e politikës bëhet dhe më i frikshëm ku politikanët i kthehen të shkuarës dhe humbin busullën e të ardhmes. Kush do ta mendonte atë që pamë në 6 janarin e vitit të kaluar kur u sulmua tempulli i SHBA, apo ato që pamë më 8 janar te oborri i një partie politike që u kthye në sheshxhirimin e një reality shoë, me politikanë realë por të kthyer pas në kohë, nga mesjeta me selin e PD të kthyer në kështjellë. Gjëra të paimagjinueshme që po ndodhin në vendet të ndryshme gjithnjë e më shumë. Pavarësisht problematikës që është reale, politika mbetet e patjetërsuessme e pazëvendësueshme për bashkëjetesën mes njerëzve, për paqen dhe sigurinë. Të thuash sot që politika nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, rrezikon të shihesh si provokator, ose thjesht si politikan, dmth i pacipë. Politika nuk duhet lënë në duart e tjerëve si kopili në dyert e të tjerëve sepse ajo vendos për ty e vepron për ty për punë që janë dhe të tuat. Politikanët janë pjesë e politikës, por politika nuk duhet lënë të bëhet monopol i tyre. Unë s'kisha ambicie politike dhe kur u vendos pluralizmi, u krijua PD , mua më mjaftoi liria e fituar dhe vazhdova punën time si artist. Pse u ngatërrova unë me politikën kur nuk kish ambicie të tilla? Sepse ishte politika shkaku i kufizimeve të tmerrshme të jetës sime si artist. Ça mund të bëja unë i vetëm kundër tyre? Unë nuk doja të merresha me politikë, doja të merresha me art por ja që politika merrej me mua, duke u marrë me artin tim. Vetëm duke ndryshuar politikën, bashkë me të tjerë, unë mund t'i hiqja qafe këto kufizime. Sensi i politikës është liria", u shpreh Rama.

Tiranapost.al