Politikë

Fjalimi përmbyllës i Edi Ramës nis me episodin tragjik të Elbasanit: Zgjohuni shqiptarë dhe ndajeni Shqipërinë nga e shkuara më 25 Prill

Fjalimi përmbyllës i Edi Ramës nis me episodin tragjik të

Edi Rama e nisi fjalimin përmbyllës të fushatës në Tiranë me ngjarjen e Elbasanit.

Edi Rama:

Elbasani dje më bëri krenar për patronazhistët tanë. Ata funksionojnë me grupe të armatosura. Dje ata dolën zhveshur, (zhveshur jo lakuriq se Zot mos të mendojmë ata pa rroba). Por ata dolën zhveshur se çfarë fytyre kanë. Elbasani ishte shenja që ata njerëz dhe jeta e tyre s'ka asnjë vlerë nëse s'janë në autololonën e tyre. Ky episod kaq tragjik duhet që të gjithë shqiptarët pa asnjë dallim të zgjohen dhe të kujtojnë se çfarë i kanë bërë Shqipërisë po këta. Në çfarë humnerash i kanë hedhur këto shqiptarët. Të zgjohen e të kujtojnë se sa herë ka pasur humbje jete, plagë të shkaktuara jo nga Zoti, por nga robi ato lidhen me ta, gjithmonë me ta. Sot të jesh kundër nesh është gjëja më e natyrshme por nëse sot ti si i djathtë dhe kundërshtar i yni dhe ti sot ja do të mirën asaj force që e mban ende Demoni brenda, ti duhet ta çlirosh atë nga Demoni që mban brenda në 25 Prill. Shqipëria duhet të çlirohet nga Demoni që të kthehet e rikthehet në jetën e shqiptarëve!

Fjalimi përmbyllës i Edi Ramës nis me episodin tragjik të

Fjalimi përmbyllës i Edi Ramës nis me episodin tragjik të