Politikë

Fjodora Fjora kundërshton Këlliçin: Tirana këto vite ka ndryshuar. Unë çoj djalin në fushat sportive të Bashkisë

Fjodora Fjora kundërshton Këlliçin: Tirana këto vite ka

Prezantuesja Fjodora Fjora në një bisedë sot në studio me kandidatin e Berishës për Tiranën Belind Këlliçi, të cilin e kishte ftuar në emisionin “Ditë pas dite” në RTSH, nuk ka qenë dakord me disa prej argumenteve të tij sidomos për investimet e Bashkisë në sport.

Fjora i tha kandidatit demokrat se Tirana këto vite ka ndryshuar dhe për këtë i solli në vëmendje dhe fushat sportive ku ajo dërgon dhe djalin e saj.

Fjodora Fjora kundërshton Këlliçin: Tirana këto vite ka

“Tirana ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Nuk jemi më në të njëjtin qytet që kemi pasur. Mund të ketë shumë për t’u bërë nga mëngjesi deri në darkë. Unë dua që dikush të ketë ide të reja dhe zhvillim. Ti përmende pak më parë fushat sportive, the që nuk ka kushte, në fakt unë i dal dhe kundër kësaj sepse unë vetë çoj djalin në fushat e futbollit që janë pranë akuadromit që janë bërë nga Bashkia e Tiranës dhe janë shumë të mira,” u shpreh ajo.