Politikë

Flet ish presidenti Alfred Moisiu: Çfarë janë këto struktura mbi shtetin?! Nuk mund ta marrësh pushtetin me dhunë

Flet ish presidenti Alfred Moisiu: Çfarë janë këto

I vetmi nga ish presidentët që ka reaguar për situatat dhe incidentet para zgjedhjeve të 25 Prillit, është Alfred Moisiu. Në një intervistë për News 24 Alfred Moisiu pozicionohet qartazi:

Alfred Moisiu:

Nuk e di pse neve gjithmonë në zgjedhje veprojmë kështu. Duhet të ishim shembull për të treguar që ne shqiptarët e përkrahim demokracinë dhe dimë të vëmë në jetë demokracinë. Por ne bëjmë të kundërtën.

Është krijuar një klimë e paparë tensioni sikur po shkojmë në luftë. Me struktura që të mbrojnë votçn? Çfarë janë këto struktura, organizma mbi ato shtetërore? Kemi shtet apo çfarë dreqin kemi? E kuptoj që duan pushtetin por nuk mund të marrësh pushtetin me dhunë apo ta mbash me dhunë me çdo kusht.

Të gjithë duhet t’iu bindemi rregullave. Kështu japim material për të mos hyrë në BE. Ata do thonë: Ju nuk jeni në terezi.

U bëj thirrje politikanëve kryesorë tu vënë gishtin kokës. Duhet të tregojnë se janë përfaqësues të një populli e politike dinjitoze.

*Tiranapost.al.