Foto/ Ambasadorja Yuri Kim shkon në zyrën e Partisë së Lirisë! Takim me Metën dhe Kryemadhin

Ditën e sotme, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shkruar në zyrën e Partisë së Lirisë. Ka zhvilluar një takim me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhi.
Meta ka postuar dy foto, një të tryezës dhe tjetrën të ambasadores ku shkruan mbi qëllimin e takimit:
“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruan Meta në Facebook.