Foto/ Krahasimi që bën Rama për Bashën pas videos duke fjetur në makinë

Videoja e Lulzim Bashës teksa flinte gjumë brenda makinës rrugës për Kukës, u përhap kudo në rrjetet sociale, dhe nuk u la pa përmendur edhe nga kryeministri Rama gjatë takimit elektoral të së premtes, të cilit ia kishin dërguar videon në telefon. Kryeministri sot ka postuar një foto nga një lokal, ku është i ngjitur posteri i Partisë Demokratike dhe një qen duke fjetur gjumë aty në hyrje të lokalit.
Rama shkruan: Gjumi është ngjitës!
Për videon e Bashës, ai tha:
Më çuan një video ku flinte Luli, po flinte vërtetë në makinë. Ky fle rrugëve, fle në drekë nuk ke ca i bën dhe monitoron gjumin tim, po ti fle gjumë rrugëve të sheh e gjithë Shqipëria. Unë kur fle jam i qetë pasi nuk më monitoron Monika, nuk ma ngacmon Saliu se ka Ilirin mbi kokë.
*Tiranapost.al.