Politikë

Foto/ Ky është varianti i fletës së votimit që propozon PD: Me lista të hapura, me koalicione

Foto/ Ky është varianti i fletës së votimit që propozon

Përfaqësuesi i Opozitës në Këshillin Politik publikoi sot një variant të fletës së votimit për zgjedhjet e ardhshme që do mbahen në vend.

Deri më tani palët kanë miratuar një marrëveshje dhe kanë pranuar të hapen listat. Dy opozitat parlamentare dhe jashtë saj kërkojnë që listat të hapen 100%, ndërsa maxhoranca vetëm 2/3, edhe pse Damian Gjiknuri nga PS deklaroi dje se listat edhe mund të hapen 100%. Në këtë fletë votimi të marrë si shembull nga PD janë të përfshira edhe listat e hapura dhe mosprekja e koalicioneve.

Foto/ Ky është varianti i fletës së votimit që propozon

Në konferencën për shtyp, Oerd Bylykbashi tha se fleta e votimit me koalicionet siç janë nuk është aspak si libër i trashë siç ka deklaruar Edi Rama, por një fletë votimi e thjeshtë.

Oerd Bylykbashi tha:

“Më poshtë një shembull i fletës së votimit me lista të hapura dhe koalicione parazgjedhore. Shembulli tregon që nuk ka asnjë pengesë për zbatimin e listave të hapura 100% dhe koalicioneve parazgjedhore”.

Maxhoranca pranon listat e hapura, por kërkon të hiqen koalcionet parazgjedhore. Palët nuk kanë gjetur dakordësi.