Politikë

Mike Pence pritet me entuziazëm nga iranianët në Shqipëri, ish-zv/Presidenti amerikan sulmon Biden

Mike Pence pritet me entuziazëm nga iranianët në Shqipëri,

Ish-zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, ka ardhur për një vizitë sot në Shqipëri dhe ndalesën e parë e ka mbajtur në kampin Ashraf, ku po strehohen muxhahedinët, në Manëz të Durrësit. Ai është pritur me një entuziazëm të madh nga iranianët që prej vitesh tashmë janë integruar në vendin tonë, pas marrëveshjes me SHBA për strehimin e tyre.

Mike Pence pritet me entuziazëm nga iranianët në Shqipëri,

Për të pritur ish-zv/Presidentin Pence ishin dhe shumë politikanë shqiptarë të të gjitha forcave politike, si Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Belind Këlliçi, Mimi Kodheli, Emiriana Sako, si dhe deputetë të tjerë nga të tre forcat politike.

Mike Pence pritet me entuziazëm nga iranianët në Shqipëri,

Gjatë një fjale të gjatë mbajtur pikërisht përpara anëtarëve të komunitetit iranian Pence ka sulmuar presidentin aktual amerikan Joe Biden, që, sipas tij, ka bashkëpunuar ngushtësisht me Rusinë për programin nuklear të Iranit.

Mike Pence pritet me entuziazëm nga iranianët në Shqipëri,

“Administrata Biden ka bashkëpunuar ngushtësisht me Rusinë për programin nuklear të Iranit. Kjo është e pajustifikuar. Administrata amerikane po punon me shkaktarët e luftës në Ukrainë. Unë si amerikan mund të them që këto masa janë të rrezikshme. Kjo mënyrë nuk ka funksionuar kurrë. Programi nuklear do të shkaktojë shkatërrim. Marrëveshja e re do ta hapë rrugën e bombave nukleare. Marrëveshja e re do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë popullin e Iranit. Besimi im në mëson se duhet të afinohemi me të mirën dhe të kundërshtojmë të keqen sot këtu si amerikanë. Ne e thërrasim administratën Biden të mbështesë rastin e lirisë. Kërkojmë të tërhiqen nga negociatat nukleare dhe të marrin një pozicion ndaj rezistencës nukleare. Nuk lejojmë regjimin e tiranëve për programet bërthamore në Iran”, u shpreh Mike Pence.

Ai tha se kjo është hera e parë që vjen në Shqipëri.

“Ju falënderoj për këtë mirëseardhje kaq të ngrohtë! Për mua dhe gruan time është një privilegj të jemi sot këtu në shtëpinë e lirisë së Iranit. Ne ndajmë një çështje të përbashkët: çlirimin e popullit të iranit dhe lindjen e një Irani demokratik, të lirë dhe me parimet e një demokracie të qëndrueshme.

Mike Pence pritet me entuziazëm nga iranianët në Shqipëri,

Është hera parë që vizitoj Shqipërinë dhe nuk do të flas në emër të qeverisë amerikane. Populli amerikan është me ju që luftoni për lirinë e Iranit. E di që shumë amerikane dhe qytetarë amerikane kanë familjarët e tyre atje ndërsa 1.5 milion amerikane kanë lindur në Iran, që do të thotë se Amerika është shtëpia e iranianeve. Shumë prej tyre erdhën dhe zgjodhen SHBA si vendin e tyre pas 1989, pasi e dinin që Amerika është toka e lirisë”, tha Pence.

Mike Pence pritet me entuziazëm nga iranianët në Shqipëri,