Politikë

Foto/ Si do jetë fleta e votimit në zgjedhje? Manjani: Do çoni votën dëm po nuk zgjodhët partinë

Foto/ Si do jetë fleta e votimit në zgjedhje? Manjani: Do çoni

Sistemi është proporcional partiak dhe kjo mendohet të jetë fleta e votimit ku do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit.

Foto/ Si do jetë fleta e votimit në zgjedhje? Manjani: Do çoni

Pas sondazhit të Barometrit Politik në Euronews Albania që zbuloi se 73 për qind e të anketuarve do të prireshin të zgjidhnin partinë dhe jo kandidatin, ish ministri Ylli Manjani tha se ka nevojë për edukatë elektorale ndaj zgjedhësve, në të kundërt shumë njerëz mund ta çojnë votën dëm. Ai tha se zgjedhësit duhet të kuptojnë:

“Sistemi ynë është proporcional partiak, pra po nuk zgjodhët një parti e keni çuar votën dëm.Çfarë kulture duhet të japim është që zgjedhësit duhet të kuptojnë se nëse zgjedhin vetëm kandidatin dhe jo edhe partinë e çojnë votën dëm. Është edhe skenar tjetër, që nëse fleta e votimit do ketë emra dhe ata zgjedhin një emër dhe jo një parti, votën e tyre do ta vendosë një komision. E vetmja mënyrë që vota të jetë e vlefshme është të zgjidhet një parti, dhe nëse duan më tej të zgjedhin edhe një kandidat”.

*Tiranapost.al.