Politikë

Fotoja që futi Bashën ‘në telashe’ me policinë e Durrësit

Fotoja që futi Bashën ‘në telashe’ me policinë e

Policia e Durrësit ka lëshuar një procedim penal për kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Ai akuzohet për shkelje të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.

Por kush është shkaku?

Një takim i ditës së sotme të kreut të PD-së Lulzim Basha me tregtarë dhe qytetarë të Durrësit. Në fotot që ka postuar në Facebook, ai shihet në mes të një grumbulli me njerëz, pa distancë dhe pa masa mbrojtëse kundër virusit, në një kohë ku grumbullimet nuk lejohen.

Takimi është zhvilluar në ambientet e një lokali, që sipas udhëzimeve duhej të qëndronte i mbyllur, dhe të hapej me 18 maj pra të hënën, nëse ka ambient të jashtëm dhe në zbatim të protokollit.

Mësohet se Basha është vënë në hetim në gjendje të lirë si organizator i këtij takimi ndërsa mësohet se është gjobitur me 1 milion lekë pronari i lokalit. E njëjta masë disiplinore, pra procedim në gjendje të lirë, është vendosur nga policia edhe për personat e tjerë të pranishëm në tavolinë me kreun e PD-së. Basha ende nuk ka reaguar.

Fotoja që futi Bashën ‘në telashe’ me policinë e

Basha në postim e tij në Facebook shkruante:

Turizmi në Durrës është padyshim sektori më i goditur nga pandemia dhe tërmeti i nëntorit. Deri më sot qeveria Rama nuk ka marrë asnjë masë konkrete për të ndihmuar operatorët turistikë, hotelerinë dhe biznesin e turizmit që janë dhe burimi kryesor i të ardhurave për familjet durrsake. Në takim me disa prej tyre u njoha me problemet e mëdha me te cilat po përballet turizmi në Durrës ndërsa shqetësimet e operatorëve deri më sot kanë rënë në vesh te shurdhër.

Problemet e tyre janë të lidhura me mungesën e mbështetjes financiare, hapjen e kufijve tokësorë dhe koordinimin me Kosoven por dhe me Maqedoninë e Veriut, e Malin e Zi për të stimuluar turizmin kombëtar dhe rajonal.
Operatorët e turizmit në Durrës kërkojnë:

1. Ndihmën financiare, me qëllim mbajtjen në punë të punonjësve të sektorit dhe subvencionimin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.

2. Sigurimin e likuiditetit përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin.

3. Anullimin apo shtyrjen e detyrimeve tatimore qëndrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht.

4. Bashkëpunim me vendet e tjera, sidomos me fqinjët, për rakordimin e politikave dhe hapjen e mundësive për turizëm.

5. Rishikimin e tarifave për plazhet dhe heqjen e tarifave për vendet e vizitave apo institucionet kulturore që do të vizitohen nga turistët.

Ramavirusi që ka prekur çdo sektor të ekonomisë shqiptare, për turizmin është vdekjeprurës për shkak të masavë kaotike dhe mosdhënien e ndihmës nga ana e qeverisë. Shqiptarët varfërohen, turizmi po lëngon ndërsa Edi Rama mendon të pasurojë vetëm oligarkët e tij duke i vënë në dispozicion pasuritë dhe lekët e shqiptarëve.

Ndërkaq këto janë fotot nga takimi:

Fotoja që futi Bashën ‘në telashe’ me policinë e

Fotoja që futi Bashën ‘në telashe’ me policinë e

Fotoja që futi Bashën ‘në telashe’ me policinë e