Politikë

FOTOLAJM/ Pse Basha ia kërkon qeverisë lidhjen me landfillet, kur njeriun që akuzojnë e njeh ish deputeti i PD, Gert Bogdani?

FOTOLAJM/ Pse Basha ia kërkon qeverisë lidhjen me landfillet, kur

Është një pyetje e thjeshtë që Lulzim Basha, kryetar i PD-së, duhet t’ia japë publikut në konferencat e tij të përditshme për shtyp.

Kujtojmë këtu se ish deputetit të PD, Gert Bogdani i është publikuar një foto e sikletshme nga agjencia afrikane e lajmeve “Zimlive”, e cila ka raportuar se në qendër të dy tenderave korruptivë të zhvilluar në Zimbabve pak kohë më parë, qëndron biznesmeni shqiptar Ilir Dedja, i identifikuar nga media e huaj si Mirel Mërtiri apo ndryshe Klodian Mërtiri.

Klodian Mërtiri akuzohet nga Lulzim Basha si njeriu që fshihet pas ndërtimit të inceneratorëve. Por, teksa pyet në media dhe akuzon qeverinë për këtë çështje, mos do ishte më e udhës që të pyeste deputetin e tij, i cili ka dalë në fotografi me Klodian Mërtirin?