Fredi Beleri do të qëndrojë në burg! Apeli i GJKKO jep vendimin
E Hënë 18 Shtator 2023, 12:25
TiranaPost
Fredi Beleri do të qëndrojë në burg. Kështu vendosi Apeli i GjKKO gjatë seancës së sotme.
Beleri kërkoi masë më të lehtë sigurie, ndërsa kjo është hera e gjashtë që kërkesa e kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë për zbutje të masës së sigurisë refuzohet.
Beleri mbahet në burg që prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave në prag të zgjedhjeve lokale të 14 Majit.