Fredi Beleri merr mandatin e kryebashkiakut të Himarës ndërsa është ende i burgosur

E Enjte 25 Maj 2023, 12:21
TiranaPost
KQZ i ka dhënë mandatin sot kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg nën akuzën e blerjes së votave.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për korrupsion zgjedhor. Ndërsa më 22 maj doli para Gjykatës së Posaçme, e cila pranoi kërkesën e SPAK dhe vendosi ta lërë në burg.
KQZ dha sot rezultatin dhe për 11 bashki të tjera dhe 12 këshilla bashkiakë.
Po ashtu u certifikua rezultati për kryetarët e bashkive Finiq (Romeo Cakuli), Selenicë (Nertil Bellaj), Dropull (Dhimitraq Toli), Kolonjë (Erion Isai), Devoll (Eduard Duro), Maliq (Gëzim Topçiu), Dimal (Juliana Memaj), Malësi e Madhe (Tonin Marinaj), Kavajë (Fisnik Qosja), Librazhd (Mariglen Disha), Pogradec (Ilir Xhakolli).