Politikë

Gabriel Escobar dënon dhunën në Selinë e PD-së: Është për të ardhur keq

Gabriel Escobar dënon dhunën në Selinë e PD-së:

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka dënuar dhunën e e 8 janarit në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai u shpreh se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Intervista e plotë do të publikohet në orën 18:00.

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë.

Jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani.

Ne do të jemi shumë të angazhuar në proces, jo vetëm në Serbi dhe në Kosovë, por në përgjithiësi në rajon dhe jo vetëm për cështjet politike, por edhe për cështjet ekonomike, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për cështjet politike, por edhe për cështjet ekonomike", tha Escobar.


Tiranapost.al