Politikë

Gati Komisioni Hetimor për 25-prillin ku do dëshmojnë nga Rama e deri tek ministra e deputetë

Gati Komisioni Hetimor për 25-prillin ku do dëshmojnë nga Rama e

Komisioni Hetimor do të thërrasë për të dëshmuar 24 funksionarë publikë për zgjedhjet parlamentare të 25-prillit.

Lista përbëhet nga emra si kryeministri Edi Rama, zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kreu i SPAK Arben Kraja etj.

Funksionarët e lartë do të të japin sqarime në lidhje me disa pika të përcaktuara nga komisioni i drejtuar nga demokratët

Kryetari i komisioni Enkelejd Alibeaj deklaroi se hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve, kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve publike.

“Hetimi do të sqarojë mënyrën e zbatimit të ligjit, përdorimin e funksioneve publike në funksion të zgjedhjeve. Hetimi do të hetojë kuadrin ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale, cila janë subjektet që janë detyrimin për mbrojtjen e të dhënave personale. Cilat janë arsyet që i kanë shtyrë autorët për kryerjen e këtyre shkeljeve. Cili është kuadri ligjor sa i takon shpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.

Cilat janë subjektet që i kanë shkelur detyrimet ligjore dhe cilat janë arsyet që i kanë shtyrë për kryerjen e këtyre shkeljeve, Cili është kuadri ligjor që rregullon dhënien e lejeve të legalizimit gjatë procesit zgjedhor. Cilët janë subjektet e ngarkuar nga ligji për dhënien e lejeve. Cilat janë arsyet që i kanë shtyrë subjektet e mësipërme për kryerjen e këtyre shkeljeve. Cili është kuadri ligjor që rregullon punësimet në administratën publike.

Detyrat e komisionit janë kontrolli i veprimeve dhe mosveprimeve për mbledhjen e informacionit. Kontrolli i veprimeve të organeve publikeve sa i takon dhënies së shpërblimeve, kompensimeve, dhënien e ndihmës ekonomike.

Do të hetohet numri i procedimeve penale për krimet zgjedhore dhe fazën e hetimit të tyre. Komisioni hetimor do të përdorë të gjitha metodat e hetimit, përfshirë këqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse. Në përputhje me nevojat gjatë hetimit do caktohet ekspertë”, tha Alibeaj.

Lista e funskionarëve të lartë që do të dëshmojnë:

Edi Rama- Kryeministër
Arben Ahmetaj – Zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin
Bledi Çuçi- Ministër i Brendshëm
Belinda Balluku – Ministre Infrastrukture
Ogerta Manastirliu- Ministrja e Shëndetësisë
Emirjana Sako- Kryetarë e Bashkisë së Durrësit
Erion Veliaj- Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Arben Kraja- Kreu i SPAK
Olsian Çela- Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme
Ardi Veliu- Ish-drejtor i Policisë së Shtetit
Gledis Nano- Drejtor i Policisë së Shtetit
Artan Lame – Kreu i Kadastrës
Lindita Karçanaj – Kreu i AKSHI-t
Shkëlqim Hajdari- Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit
Rejda Kashta – Drejtoreshë e Agjencisë së Prokurorimeve Publike
Sokol Zaimi – Drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit
Bledar Doracaj- Drejtor i Gjendjes Civile
Albana Koçiu – Drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike
Adrian Çela – Administrator i OSHEE
Laert Duraj – Ish-drejtor i Postës Shqiptare
Besnik Dervishi – Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Erinda Ballanca – Avokati i Popullit
Armand Shkullaku – Gazetar
Andi Bushati – Gazetar

Tiranapost.al