Politikë

Gazetarja e TCH e pyet për foton e Zimbabve, Basha: Po ju pse nuk raportoni gjë tjetër veç akuzave për mua

Gazetarja e TCH e pyet për foton e Zimbabve, Basha: Po ju pse nuk raportoni

Kreu i Partisë Demokartike ka zhvilluar sot një tjetër konferencë për shtyp nga ku është pyetur në lidhje me foton që po qarkullon në media ku shfaqet e ish-deputeti Gert Bogdani dhe ministri i Shëndetësisë së Zimbabve, i arrestuar për afera korruptive rreth 60 milionë dollarë.

Pyetjes së gazetares së Top Channal, Basha iu përgjigj fillimisht duke thënë se “është e qartë dhe mendoj që i bën më keq Top Channal-it se sa mua është që nuk jep asgjë nga konferenca, por merret vetëm me sulmet personale ndaj meje nga ata që mendojnë se do më mbyllin gojën”.

Në fund Basha shtoi se çdo person i PD është në dispozicion të drejtësisë për gjithçka duke filluar nga ai vetë e deri tek anëtari më i thjeshtë i PD.

Zoti Basha ju thatë se në Verona peshku i madh është ish-kryetari i Bashkisë dhe në Zimbabve është ministri. Ndërkohë në media po qarkullon një foto e ministrit të Shëndetësisë së Zimbabve, i arrestuar edhe për afera korruptive rreth 60 milionë dollarë. Në këtë foto shfaqet edhe ish-deputeti Gert Bogdani.  A e keni pyetur se çfarë ka ndodhur dhe a është pikërisht ky ministri për të cilin ju folët, peshku i madh?

Basha: Së pari shpresoj që Top Channal do të japë edhe pjesë të konferencës për shtyp dhe jo vetëm 4 lajme kundër konferencës time për shtyp siç ka bërë dje dhe pardje. Kjo nuk është përgjegjësia jote Elda, por përgjegjësia ime ta them sot që të vazhdojë linjën editoriale që e ka të qartë dhe çdo shqiptar e kupton. Por ajo që është e qartë dhe mendoj që i bën më keq Top Channal-it se sa mua është që nuk jep asgjë nga konferenca por merret vetëm me sulmet personale ndaj meje nga ata që mendojnë se do më mbyllin gojën. Gojën sma mbyllin dot. Ndërsa kjo sjellje e Top Channal ngre pikëpyetje, pse e e bën këtë? Se në fund të fundit këto janë para të qytetarëve shqiptarë dhe Top Chanal duhet të mbrojë edhe interesat e qytetarëve. Se që ka një linjë editoriale në mbështetje të Ramës e kanë marrë vesh nga Australia në Alaskë.

Sa i përket pyetjes që më shtuat, çdo person i PD është në dispozicion të drejtësisë për gjithçka që drejtësia kërkon ta marrë në dispozicion, nga unë i pari deri tek anëtari më i thjeshtë i PD.