Politikë

Gazmend Bardhi: Më shumë se 50% e anëtarëve të PD nuk ishin dakord me kandidaturën e Belind Këlliçit

Gazmend Bardhi: Më shumë se 50% e anëtarëve të PD nuk

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaron se Belind Këlliçi nuk eshtë votuar nga shumica e anëtarësisë së partisë.

Duke folur në “Opinion”, Bardhi tha se Belindi ka marrë mbështetjen e vetëm gjysmës së partisë që ka marrë pjesë në proces.

“Më shumë se 50% nuk ishin dakord me kandidaturën. Nëse 1% e votuesve, që është vota që ka marrë Belindi në këtë proces, mendon që ti je kandidati më i mirë i tyre, por pjesa dërrmuese e qytetarëve të Tiranës mendon që kandidati që doli i dytë është më i miri”, deklaroi Bardhi.