Politikë

Gazmend Oketa për PD-në dhe kush ka më shumë faj, Basha apo Berisha!

Gazmend Oketa për PD-në dhe kush ka më shumë faj, Basha apo
Ish-zv/ kryeministri i PD-së Gazment Oketa në një intervistë për ABC news ka dhënë mendimin e tij në lidhje me situatën në Partinë Demokratike. I pyetur kush ka më shumë faj Berisha apo Basha Oketa është përgjigjur: “Unë gjykoj se nuk është momenti për të ndarë fajet, por është afër mendjes që dy fajtorët kryesorë janë zoti Berisha dhe aq më tepër zoti Basha, që për shkak të pozicionit që ka mban edhe përgjegjësinë më të madhe. Nga 8 Janari askush nuk doli i fituar, ishte një betejë që “lufta” nuk ka mbaruar, i referohem më tepër betejës që opozita duhet të ketë për të fituar opinionin. Pas 8 janarit kemi dy kampe, zotit Berisha që është zvogëluar, por edhe i zotit Basha gjykoj që është zvogëluar”.

Pjesë nga intervista

Kush ka më shumë faj, Berisha apo Basha? “Unë gjykoj se nuk është momenti për të ndarë fajet, por është afër mendjes që dy fajtorët kryesorë janë zoti Berisha dhe aq më tepër zoti Basha, që për shkak të pozicionit që ka mban edhe përgjegjësinë më të madhe. Nga 8 Janari askush nuk doli i fituar, ishte një betejë që “lufta” nuk ka mbaruar, i referohem më tepër betejës që opozita duhet të ketë për të fituar opinionin. Pas 8 janarit kemi dy kampe, zotit Berisha që është zvogëluar, por edhe i zotit Basha gjykoj që është zvogëluar”.

Nëse Berisha ishte në habitatin e vet me rrethimin që i bëri PD-së a na tregoi një karakter tjetër Basha?

“Këtë doja të thosha. Do të çuditeshin një pjesë nëse Berisha do të sillej ndryshe. Flamurin dhe grupin e “Rithemelimit” e drejton Berisha. Kjo ishte një sprovë e Bashës, që nuk gjykoj se e bën më trim. Nga kjo betejë mund të dalë më i fortë, por si kryetar i një partie që është zvogëluar akoma më shumë” .

Basha u shpreh se nuk e ka thirrur ai policinë, akuzat e të dyve për njëri tjetrin për bashkëpunim me Edi Ramën dhe ftesa e këtij të fundit për demokratët, si e komenton Oketa?

“Unë për zotin Rama do të kisha vetëm një fjali, edhe zoti Rama do të na cuditste nëse do të tregoj një kavalier, xhentëlmen, pavarësisht kostumeve apo kollareve të modës që vesh. Ishte një shfaqe e shëmtuar. Në raport me Bashën dhe Berishën dhe Bashën për policinë, kanë bërë deklarata shumë herë më të shëmtuara. Sot nuk kemi opozitë. Nuk mund të kalohet skandali i rrjedhjes së pagave si një deklaratë të thjeshtë të kryeministrit…!!!”.

A duhet të vazhdojnë protestat apo ka një zgjidhje politike dhe a po shkon PD drejt ndarje?

“Protesta nuk duhet të kishte dhe nuk duhet të vazhdojnë. Nëse duam një zgjidhje për PD-në, për opozitën shqiptare, zgjidhja duhet të vijë jashtë këtyre dy emrave. As Berisha nuk mund ta ndërtojë një opozitë si duhet për të ardhur në pushtet dhe aq më pak shanse ka zoti Basha. I ka shanset zero”.

Tiranapost.al