Gazment Bardhi: Do të vijojmë aksionin në Kuvend! Nuk votojmë amnistinë dhe marrëveshjen e emigrantëve
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët, është tradhti kombëtare.
Bardhi ka konfirmuar se aksioni i opozitës në Parlament do të vijojë.
“Duke shprehur keqardhjen e thellë që GJK nuk u ngrit në lartësinë e interesit publik, për të kërkuar një opinion të pavarur, GJEDNJ dua ta konsideroj këtë një akt të tradhtisë kombëtare dhe shpreh keqardhjen për secilin prej tyre që nga anëtar që janë betuar mbi kushtetutë për ta respektuar, nga dita e dhënies së atij vendimi u shndërruan në Vali Bizhga në GJK. Në emër të grupit, PD shpreh shqetësimin për një tentativë të mazhorancës për të ngritur një nënkomison për auditim parlamentar që synon të marrë nën kontroll KLSH. Amnistia është kthyer në akt jo transparent. Asnjë deputet i grupit PD nuk ka votuar aminstinë gjatë diskutimit në komisionin e ligjeve dhe vendimi i grupit është që në parlament vijon aksioni dhe pa u përmbushur kërkesat kushtetuese të deputetëve të opozitës nuk do të ketë normalitet në kuvend”.