Politikë

Genc Ruli i kërkon Berishës 'të hapë krahun'

Genc Ruli i kërkon Berishës 'të hapë krahun'

Genc Ruli u rikthye në selinë blu, jo për të kandiduar si deputet, por për të mbajtur një tjetër post. Ai do të jetë në komisionin e vlerësimit të kandidatëve. Ky komision nuk do të japë mendim për kupolën drejtuese të demokratëve dhe i pyetur për Sali Berishën, Ruli lë të kuptohet se të ishte në vendin e tij nuk do të kandidonte.

“Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë  ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty”, tha Ruli në një intervistë për “Abc News”.

Deri në 15 shtator, komisioni do të vlerësojë rreth 2000 emra të propozuara nga baza demokrate.