Gent Ibrahimi emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

E Mërkurë 7 Dhjetor 2022, 19:15
TiranaPost
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Genti Ibrahimin gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Për vakancën e krijuar me mbarimin e mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo garuan 3 gjyqtarë, por Ibrahimi është shpallur fitues nga KED me 0.16 pikë më shumë.
-Genti Ibrahimi 88.38 pikë
-Arta Vorpsi 88.22 pikë
-Arta Marku 82.66 pikë
Gent Ibrahimi ka qenë Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë që prej vitit 2018. Përpara marrjes së kësaj detyre Ibrahimi ka drejtuar për 19 vjet Institutin për Studime Publike & Ligjore (organizatë e shoqërisë civile).