Politikë

Gjiknuri na refuzoi gjithë kohën, nesër në Kuvend do vritet marrëveshja e 5 qershorit!

Gjiknuri na refuzoi gjithë kohën, nesër në Kuvend do vritet

Nuk kanë arritur dakordësi lidhur me propozimet e opozitës së Bashkuar për të hapur listat 100% dhe për të mos prekur koalicionet. Damian Gjiknuri si përfaqësuesi i PS ka refuzuar. PS ka propozuar hapjen e listave pjesërisht dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, propozime që do të votohen nesër në Kuvend, por për Opozitën ndryshimet kushtetuese do të vrasin marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me të gjitha palët.

Pas Gjiknurit Bylykbashi tha:

Bylykbashi: Sot në mbledhje për gati 5 orë pasi propozimit shumë konkret që bëmë për dhënien mundësi të futjes së hapjes së listave 100% me amendament kushtetues, jemi ndeshur për gjthë këto orë me refuzimin konstant të PS. Propozimi ynë garanton atë që duan njerëzit, hapjen e listave, ajo që kërkon maxhoranca është gjë tjetër, Kemi kërkuar motivet e refuzimit dhe në mënyrë të vazhdueshme PS ka refuzuar të japë arsyen pse nuk ndalet nga ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës që ka për synim një gjë: Jo hapjen e listave por të ndryshojë rregullat e lojës të zgjedhjeve të njëanshme me 6 muaj para regjistrimit të subjekteve zgjedhore, Në ofruam gatishmërinë me propozime konkrete të gatshëm që në fund procesi të përmbyllet mbi bazen e marrëveshjes se 5 qershorit. E bëmë të qartë që me veprimin e njëanshëm , me votimin e ndryshimeve kushtetuese që ka propozuar vetë PS , do të vritet marrveshja politike e 14 janarit dhe ajo e 5 qershorit duke minuar një proces kaq të gjatë politik që do mundësonte zgjedhje me standard për shqiptarët vitin që vjen. Për asnjë moment ska qëne çështje e kësaj reformë përpjekja që po bën PS, ndryshimi i koaliconeve, koaliconet nuk kanë qenë problemi i zgjedhjeve në vend, s’ka kërkuar as OSBE të hiqen koalicionet si problem është një model që ekzistoi për 17 vjet. Propozimi ynë ishte i qartë i thjeshtë dhe është ende në tavolinë.

Damian Gjiknuri kërkoi të përmendet një emër vendi me sistem siç e kërkon opozita, por Bylykbashi nuk u përgjigj.