Politikë

Gjiknuri: PD ka shumë dëshira. Ne pranuam dhe hapjen e kutive. Çfarë sugjeroi ODIHR për identifikimin biometrik?

Gjiknuri: PD ka shumë dëshira. Ne pranuam dhe hapjen e kutive.

Palët politike nuk gjetën konsensusin për çështjen e identifikimit biometrik të zgjedhësve në masën 100% në gjithë Shqipërinë dhe reformimin e administratës zgjedhore.

Përfaqësuesi i PD tha se PS nuk pranon asnjë nga propozimet, por Gjiknuri pas tij i listoi. Gjiknuri tha se është konsultuar me ODIHR që ka rënë dakord për identifikimin biometric të zgjedhësve port ë shtrirë jo më shumë se 10% të territorit, si një projekt pilot.

Gjiknuri:

Pika që na ndan janë dy propozimet: Përfshirja e teknologjisë 100% në zgjedhje dhe reformimi i adminsitratës zgjedhore bazuar në kriteret apolitike dhe sipas rekomandimeve të ODIHR. Për të parën u angazhuam të aplikojmë identifikimin elektronik dhe votimin elektronik, por përtej dëshirës, se dëshira ekziston por çfarë risqesh ka? ODIHR na tha se sistemi elektronik duhet të impelmentohet në projekt pilot jo më shumë se 10 %. Ishim të gatshëm që PD ti zgjedhë vetë zonat. Ti drejtohemi të gjithë ODIHR dhe po na thënë ok, hajde ta bëjmë. Pra dëshira ështe e madhe, do mundohemi të akomodojmë çdo interes të PD, por nuk vihet me listë dëshirash. Unë nuk e di ku janë mbushur këto kuti masive.

Edhe adminstrata politike, do ketë dhe sy politik, kemi arritur të ofrojmë garancinë që kanë nevojë për votën. Kemi ofruar hapjen e çdo kutie pas rezultateve. Këtë se ka pasur asnjë parti. Ne nuk na u dha mundësia në 2009-2010 të hapnim një kuti pas rezultatit. Kjo do i bëjë komisionerët që nëse ka shkelur ligjitn të bëhet përgjegjës, kush është ai i çmendur që do mbushë kutinë kur e di që do kontrollohet.

Pranuam monitorimin me kamera. Nëse ka pretendime për shkelje, merret kamera provohet se nuk vjen noj fantomac dhe mbush kutinë. Kemi vënë shumë garanci të tjera. Kanë kërkuar të mos ketë prezencë rreth qendrave të votimit, vetëm vëzhdues dhe përfaqësues të medias. E kemi pranuar dhe këtë, edhe për shtimin e financimit shtetëror, garantuam depolitizimin e adminsitratës, katër muaj para zgjedhjeve qeveria nuk bën dot propagandë politike. Do jenë të gjitha transparente nga KQZ-ja. Shpresoj që këto të mos jenë sebepe për të mos e hedhur në erë këtë reformë, por duam të gjejmë rregulla zgjedhore të përbashkëta, nuk duam të mbahemi peng.

Mbledhja pritet të zhvillohet dhe nesër në orën 19:00.