Politikë

Gjithçka që duhet të dini për fletët e votimit në 12 qarqet e Shqipërisë

Gjithçka që duhet të dini për fletët e votimit

Fleta e votimit do të jetë me numra për të 12 qarqet e vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të gjitha fletët për qarqet të cilat do të printohen nga një kompani sllovene dhe pritet të mbërrijnë në Shqipëri në afatin kohor 12-22 Prill. Përmasat e fletëve janë të njëjta, ndërsa madhësia e shkrimit ndryshon, në varësi të mandateve që ka secili qark. Tirana është qarku që ka më shumë numra kandidatësh.

Logoja e secilës prej partive qëndron në krye, paralel me të emri i kryetarit të partisë apo aleancës, ndërsa më poshtë janë kandidatët të identifikuar me numra.

Ajo që ka ndryshuar është edhe logoja e partisë së Bindjes Demokratike pas ankimit të Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor me argumentin se është e ngjashme me logon e tyre. Fleta do të quhet e vlefshme kur zgjedh partinë dhe kandidatin, ose vetëm partinë dhe vetëm kandidatin.

Vota quhet e pavlefshme nëse zgjedh një parti dhe kandidatin e një partie tjetër. Gjithashtu nuk mund të zgjedhësh dy parti apo dy kandidatë njëkohësisht nga dy parti të ndryshme.

Kur votohet vetëm kandidati vota i shkon automatikisht edhe partisë.

Fletët e votimit:

*Tiranapost.al.