Grida Duma i foli për kalin e Skënderbeut, Spiropali i përgjigjet rrufe
Përplasje dhe replika mes deputetes Grida Duma dhe ministres së shtetit Elisa Spiropali në seancën plenare.
Grida Duma ka ironizuar ministren Elisa Spiropali me fabulën e Skënderbeut, (në zgjedhjet e 2017 kështu e krahasoi në fushatë, kryetarin Edi Rama, Spiropali) duke dashur të thotë një mesazh në lidhje me koherencën.
Spiropali është i përgjigjur me shpejtësi duke i kujtuar inkoherencën Basha i mirë, Basha i keq, Berisha i keq, Berisha i mirë, por edhe e ka quajtur delirante që as make-up s’ja mbulon mangësitë.
Duma: Nëse menduat se do të ulnit zërin se s’po ma jepnit fjalën, e bëtë lajm se s’ma thatë fjalën. Ça trajtim i duhej të gjithëve. Zonja Felaj, e shtypa butonin dhe pastaj lexuat emrin time dhe më pas ma hoqa butonin. Por shenjë është për të gjithë, se nuk duhet të jesh shumë i edukuar në këtë vend. Na u drejtuat; Zonjat këtej nga ky krahu për inkoherencën, njëherë i mirë, njëherë i keq. Ne jemi inkoherencë të madhe zonja ministre, e kemi me historinë dhe me të mirën dhe këtë keqen se besojmë ne për Shqipërinë. Nuk më vjen keq fare që them se ne përpiqemi që të jemi në atë modestinë tonë, koherent me frymën historike të Kastriot Skënderbeut. Por koherenca juaj me kalin e Skënderbeut në fakt është epike. Për koherencat ne jemi me historinë, ju vazhdoni me partinë.
Spiropali: Arrogante, e vrazhdë, delirante është triumfi absolut i formës mbi përmbajtjen, gjeti rastin që një capë nga balta që shpërndan me kaq natyralitet ta hidhet edhe mbi mua. Nuk e marr inat, sepse lavjerrësi i saj politik flet më shumë se çdo tjetër. Luli i mirë Luli i keq. Berisha i mirë, i keq. Vetëm kësaj inkoherence iu përgjigja. Nuk ka make up që mbulon këto mangësi, nuk ka ngjyra që i bojatisin këto të vërteta ta mëdha. Shëndet zonjë, zoti qoftë me ty, por ti s’je me të.