Politikë

Hantin Bonati rikthehet në postin e zv/ministrit të Infrastrukturës

Hantin Bonati rikthehet në postin e zv/ministrit të

Pa mbushur një vit në krye të AlbControl, Hantin Bonati rikthehet në postin e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Vendim për emërim në detyrë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Hantin Bonati emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Në qershor të vitit të kaluar, Bonati e la detyrën si zv/ministër i Infrastrukturës ku shërbente prej vitit 2017, për postin e Drejtorit të AlbControl, ndërsa ditën e sotme është firmosur rikthimi i tij në Ministrinë e drejtuar nga Belinda Balluku.