Politikë

Hapen listat hiqen koalicionet, ambasadori bullgar: Dialogu i brendshëm po funksionon!

Hapen listat hiqen koalicionet, ambasadori bullgar: Dialogu i brendshëm po

Ambasadori bullgar në Tiranë Momtchil Stojanov u pyet nga Pogradeci lidhur me miratimin pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare të ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve, se sa do ndikojë në procesin e integrimit.

Ambasadori tha se këto janë procese politike që po zhvillohen dhe se çdo shtet duhet të ketë një dialog të brendshëm, duke lënë të kuptojë se janë vetë palët politike të cilët duhet të gjejnë dakordësi dhe në fund të arrihet një vendim në dobi të popullit.

“Ne po flasim për procese politike që po zhvillohen, le të mos bëjmë konkluzione. Çdo shtet duhet të ketë një dialog të brendshëm, ne shohim që dialogu po funksionon dhe pjese e këtij dialogu ishte edhe marrëveshja e 5 qershorit. Unë besoj që partitë politike në Shqipëri në fund do arrijnë një vendim që do jetë në dobi të popullit”.

Ambasadori bullgar ndodhej në Pogradec ku dorëzoi pako ushqimore dhe sanitare për familjet në nevojë.