Politikë

Video/ Humbja është e jotja! Ja pse ne besojmë që Majlinda Bregu e ka me Bashën

Video/ Humbja është e jotja! Ja pse ne besojmë që Majlinda

Nuk ka folur nominalisht, por është kaq e kuptueshme kur Majlinda Bregu rendit kriteret e një lideri dhe të atij që nuk meriton të ketë fotografinë mes liderave, dhe ne besojmë që ajo nënkupton Lulzim Bashën kur në 'Refleksione' nga Sokol Shameti flet për tiparet që duhet të ketë një lider.

'Lideri nuk mund të jetë pronar. Lideri është pronar, ose udhëheqësi është pronar kur ka një biznes të vetin, dhe këtu pastaj është histori tjetër se ti pret që grupi dhe skuadra të punojnë për ty. Por lideri ka një vizion, lideri ka ndjenjën e përgjegjësisë, lideri duhet të ketë dhe duhet të jetë një njeri që sakrifikon, duhet të ketë një lloj dashurie pa kushte e cila të mbërrijë deri atje kur të mendojë i fundit për veten dhe të mendojë për të mirën e përgjithshme dhe misionin që ka marrë përsipër për të kryer'.

Të jesh lider është synim i shumëkujt, por lidershipi nuk është për cilindo, ku dallon një lider i mirë nga një lider i keq?

Majlinda Bregu: Në fakt më bën përshtypje zgjedhja që keni bërë e gjithë figurave politike kur domosdoshmërisht jo secili prej tyre meriton të quhej lider në ecurinë e historisë së njerëzimit, ka diktatorë, fashistë, liderë demokratë, autoritarë, por të gjthë kanë shpresuar, ëndërruar apo në një moment të caktuar të historisë kanë besuar se po udhëhiqnin bazuar në ideologji të cilat ishn tërësisht shkatërruese për botën e njerëzimit apo qoftë në momente të cilat kanë qenë interesante. Për shembull, një moment që më kujtohej, George Bush kur pranoi humbjen dhe vulosi rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë duke uruar fituesin apo kundërshtarin. Megjithatë unë them që ka… pra çfarë e bën një njeri një lider të mirë? E bën sakrifica dhe përgjegjësia. Sepse lidershipi dhe lideri është pak a shumë si prindi, ti duhet të mendosh që në sukses je gjithmonë i fundit dhe suksesi është gjithmonë i grupit, i atribuohet grupit, skuadrës tënde.

Ndërsa në humbje përgjegjësia është e jotja. A ka dhe duhet të mbajë përgjegjësi një udhëheqës, një lider, apo një drejtues edhe në rastin kur nuk ka bërë ndonjë faj? Kjo është ajo ç’ka dallon liderin nga një shef apo një njeri që komandon apo drejton një skuadër. Më vjen keq që në fakt sot në përgjithësi lidershipi tenton të ngatërrohet me ownership-in, kur ke lidership, udhëheqës dhe pronar. Lideri nuk mund të jetë pronar. Lideri është pronar, ose udhëheqësi është pronar kur ka një biznes të vetin, dhe këtu pastaj është histori tjetër se ti pret që grupi dhe skuadra të punojnë për ty. Por lideri ka një vizion, lideri ka ndjenjën e përgjegjësisë, lideri duhet të ketë dhe duhet të jetë një njeri që sakrifikon, duhet të ketë një lloj dashurie në formën si agape, një lloj dashurie pa kushte e cila të mbërrijë deri atje kur të mendojë i fundit për veten dhe të mendojë për të mirën e përgjithshme dhe misionin që ka marrë përsipër për të kryer.

Lideri duhet të jetë konfident se është e pamundur të jesh një njeri që nuk ke besim tek vetja, nuk e njeh veten, nuk reflekton dhe të jesh lider i mirë. Dhe jo të gjithëve të cilëve iu jepet një shans për të drejtuar apo ju dhurohet një mundësi për të drejtuar, ose ata të cilët luftojnë për të marrë një pozicion lideri, përfundojnë në fund të ciklit të tyre të lidershipit si liderë të mire. Sepse lideri i mrë duhet të ketë një funksion që mbase njerëzit e zakonshëm mbase nuk e kanë, është si prindi i cili në rast se nuk ka ushqim të mjaftueshëm duhet të mendojë së pari të ushqejë fëmijët, pra lideri i mirë duhet të ketë mundësinë; e para të njohë veten, e dyta të pranojë që demokracia ka rregulla dhe të ketë një plan një vizion, dhe një strategji. Të mos shohë nga këtu deri tek cepi i murit, por të shohë këtu edhe se ku do ta çojë grupin e tij, qoftë ai grup politik, qoftë ai vend, qoftë edhe një biznes si në rastin në fjalë.


*Tiranapost.al.