Politikë

I dërguari i SHBA-së vjen sot në Tiranë/ Takime me Ramën dhe Bashën, Meta jashtë axhendës

I dërguari i SHBA-së vjen sot në Tiranë/ Takime me

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin Edi Rama si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk përfshihet në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan. Arsyet nuk dihen nëse lidhen me faktin që Ambasada në Tiranë ka shamngur qëllimisht një takim në Presidencë, apo kjo lidhjet me detyrën e Metës dhe arsyet e vizitës së Escobar që nuk kanë të bëjnë me të.

Vizita e Escobar në Tiranë, vjen vetëm dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, i cili është i shpallur “non-grata” nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Vetëm dy ditë më parë, ambasada e SHBA-së, tha se vizita e tij është për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Takimi mes tij dhe Bashës sipas informacioneve mësohet se do të zhvillohet paradite rreth orës 11:30. Më pas Escobar do të takohet me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka rreth orës 14:30-15:00. Ndërsa, takimi me kryeministrin Edi Rama do të zhvillohet rreth orës 17:00.

Tiranapost.al